Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të fazës së grupeve të EURO 2024 ka qenë dramatike ku në fund Shqipëria barazoi shifrat 2 me 2.


Pos kësaj, atmosfera e shqiptarëve dhe kroatëve është krijuar në mënyrë të përbashkët, duke treguar kështu miqësinë në mes dy kombeve.

Një djalosh me emrin Noah 10-vjeçar që bëri tifo për Shqipërinë e Kroacinë kishte parashikuar rezultatin 2 me 2.

Ashtu edhe doli, Kroacia dhe Shqipëria kanë ndarë pikën duke shpresuar që ndonjëra prej tyre të sigurojë kualifikimin për fazën eliminatore.

Si shumë video, edhe ajo e Noah u shpërnda në Tik Tok. Në këtë video është edhe tifozja shqiptare Karla, 7-vjeçare e cila parashikoi fitore të Shqipërisë.

 

 

@index.hr Tata im je Hrvat, a mama Albanka: Karla i Noah prognoziraju rezultat utakmice ☺️ #euro2024 #indexhr #hamburg #hrvatska #albanija #foryou #foryoupage #fyp #viraltiktok ♬ original sound – Index.hr