Nxehet gara në LSDM/ Petrovska: Nëse nuk zgjidhem kryetare e LSDM nuk do të pranoj asnjë funksion tjetër
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska e cila ka paralajmëruar se do të jetë kandidat për kryetarë të ri të LSDM-së ka theksuar se nëse nuk arinë të zgjidhet kryetare e kësaj partie ajo nuk do të pranojë asnjë post tjetër në LSDM.
Deklarata e Petrovskës vjen pasi Jovan Despotovski një kundërkandidat i Petrovskës kërkoi që secili që humb garën brenda partisë të mos pranoj asnjë funksion tjetër në parti as të jetë anëtarë i këshillit të përgjithshëm.
Petrovska në deklaratën e saj për tv Telma theksoi që të mundurit në garën brenda partiake jo vetëm të mos pranojnë funksionë tjetër por edhe të mos mund të kandidohen për herë të tretë dhe nëse ndaj ndonjërit ngritet procedurë penale të tërhiqet nga posti i kryetarit.