Me takimin e paraditës së Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Shefave të Shteteve dhe Qeverive, pasdite në Shkup, Maqedonia e Veriut rrumbullakson kryesimin njëvjeçar me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore – PBEJL.

Qendra e Shkupit që nga mëngjesi ka qenë i bllokuar për trafikun për shkak të mbërritjes së përfaqësueve të 13 vendeve pjesëmarrëse të procesit.

Shumica e delegacioneve nuk do të udhëhiqen nga Presidentët dhe Kryeministrat, por nga diplomatë dhe funksionarë shtetëror.

Bujar Osmani në fjalimin e tij mes tjerash tha se ka pasur një takim me zv/ministren e Greqisë dhe se u bisedua për marrëveshjen e Prespës dhe përkushtimin e dy shteteve fqinjë.

”Kisha një takim të mirë me zv/ministren e Greqisë dhe biseduam për përkushtimin e dy shteteve, jo vetëm për respektimin e marrvëshjeve. Ju e dini që Greqia kontrollon edhe qiellin tonë. Megjithatë, marrëveshja e Prespës është diçka shumë serioze. Lidhur me marrëveshjen e Prespës u pajtuam që duhet të respektohet marreveshja. Qeveria nuk është e kënaqur me marrëveshjen e Prespës megjithatë është marrevëshje ndërkombetare dhe ajo duhet të respektohet” – tha Osmani.