Sindikata e policisë së Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër Oliver Spasovskit dhe kryetares së tanishme të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë për marrëdhënie pune në shkallën e dytë për shkak të dyshimeve bazë për veprat penale – lëndim i të drejtës nga marrëdhënia e punës dhe keqpërdorim i postit zyrtar. Theksuan se si sindikatë në opinion tashmë më shumë se dy-tre vjet flasin se vitet e fundit gjatë kohës kur ministër ishte Oliver Spasovski, në mënyrë joligjore janë lëshuar mbi 25 mijë vendime.


“I denoncuari i parë në rolin e ministrit ka përgatitur vendime, ndërsa në asnjë rast nuk ka guxuar që ta përgatisë, ku të punësuarit i ka dorëzuar vendimin për largim nga puna. E denoncuara e dytë në rolin e Kryetares së komisionit duke marrë vendim për ankesat, ka përgatitur vendime të cilat i ka refuzuar si të pabaza. Kërkojmë që PTHP Shkup seriozisht të merret me këtë, si dhe të gjithë denoncimet tona paraprake në mënyrë serioze t’i shqyrtojë dhe më në fund kundër personave të përmendur të ngrit procedurë”, tha Orce Kocevski – Sindikata e Policisë së Maqedonisë së Veriut.