Pensionistët mirëpresin vendimin e qeverisë për rritjen lineare të pensioneve prej 5 mijë denarësh në dy faza me nga 2500 denarë. Kryetarja e lidhjes së shoqatave të pensionistëve Stanka Trajkova kërkon zgjidhje sistemore dhe afatgjate me ndryshime ligjore.


“Gjithesi do të thot përmirësim i statusit material të shfrytëzuesve të pensioneve, nëse llogaritet edhe lartësia e pensioneve dhe ajo të merret bazë për rritjet e mëtejme, përkatësisht harmonizim. Por për realizimin e kësaj të drejte patjetër të bëhen ndryshime të caktuara në ligjin për sigurimin pensionalo invalidor. Me këtë rast duhet të mbahet llogari për tri koimponenta. E para pensionisti që duhet ta fitojë të drejtën që është figura dhe personaliteti më i rëndësishëm e më pas edhe vet sistemi pensional nga aspekti i qëndrueshmërisë së tij dhe këtu duhet të kihen parasysh edhe të siguruarit në shtyllën e dytë pensionale.”, thanStanka Trajkova nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve.

VMRO-DPMNE: Me rritjen e pensioneve po mbajmë premtimet

Kryemisnitri Mickoski në takimin me pensionistët në Veles ka sqaruar se rritja e menjëhershme në shtator për 5 mijë denarë, ka qenë e pa mundur për shkak të mungesës së dy miliard denarëve për pagesën e pensioneve. Mickoski tha se megjithatë rritja do të bëhet para afatit të paraparë prej një viti. Nga VMRO-DPMNE thonë se me këtë vendim për rritjen e pensioneve po e mbajnë premtimin parazgjedhor ndaj pensionistëve.

“Rritjen e parë prej 2500 denarësh pensionistët do ta marrin në shtator. Kjo do të jetë e përhershme dhe lineare. Ndërsa rritjen e dytë do ta marrin në mars të vitit të ardhshëm e cila poashtu është e përhershme dhe lineare.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në vend aktualisht ka 337 mijë pensionist prej të cilëve rreth 90 mijë pensionist marrin pensionin më të ulët prej 13 mijë e 852 denarësh, ndërsa pensioni mesatar aktualisht arrinë në 21 mijë e 299 denarë, ndërsa pensioni më i lartë arrinë në 80 mijë e 280 denarë.