Është përfshirë nga zjarri një veturë në lëvizje në Berat.
Bëhet e ditur se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas vetura ka marrë flake, shkruan Euroneës.al, transmeton Klankosova.tv.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, që fillimisht bën të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit të tij, e më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e gazit të veturës.