Tre persona janë zhdukur pas përmbytjeve në Zvicrën juglindore. Stuhitë dhe shirat shumë të dendur shkaktuan përmbytje pas rrëshqitjes së dheut në luginën e Mesolcinës.

Disa dhjetëra banorë u zhvendosën gjithashtu nga shtëpitë e tyre në këtë zonë si dhe në luginën fqinje Kalanka.

Reshje të dendura shiu kanë rënë në disa pjesë të Zvicrës ditët e fundit. Trafiku është bllokuar në disa rrugë dhe shërbimet hekurudhore janë ndërprerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume