Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është shprehur për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën se ai po frikësohet nga posterët e ngjitur të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

Tutje ai shprehet se Sveçla për këtë po e kërcënon Vuçiqin me arrestim, por sipas Petkoviq, Sveçla vetëm mund të mburret në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv.

“E para, Kurti nuk kishte guxim të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiqin, ndërkaq , tani Sveçla është frikësuar edhe nga posteret me figurën e Aleksandar Vuçiqit të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim! E vetmja gjë që ai mund të bënë është të mburret nëpër rrjetet sociale”, ka theksuar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume