Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Slavjanka Petrovska, i ka dërguar letër zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale në LSDM.
Petrovska në letër e njofton KQZ-në e LSDM-së se po tërhiqet nga kandidatura për presidente.
“Duke dashur ta mbroj LSDM-në nga zgjedhja jolegjitime e presidentit dhe për të mos qenë bashkëpunëtor në këtë shkelje të Statutit, ju njoftoj se po tërhiqem nga kandidatura për kryetar të LSDM-së. Duke qenë se ky proces është i papranueshëm për mua, kërkoj që emri im të mos figurojë në fletëvotim, në mënyrë që votuesit të mos mashtrohen”, shkruan Petrovska.
Ajo në letrën thekson se përkundër faktit se në takimin me përfaqësuesit e KQZ-së ka theksuar parregullsi të shumta, Petrovska nuk ka marrë asnjë përgjigje që i hedh poshtë pretendimet e saj.