Ky është momenti kur pilotes i hapet kapaku i xhamit i kabinës së aeroplanit me të cilin po fluturonte – duke e detyruar të bëjë ulje emergjente.

Bëhet fjalë për piloten holandeze Narine Melkumjan, e cila shpërndau videon rrëqethëse në rrjetet sociale, ku u krijua një situatë e tensionuar pasi iu hap kapaku i xhamit i kabinës së fluturakes Extra 330 LX.

Kjo e detyroi që të bëjë ulje emergjente, pavarësisht se kishte probleme të shoh nga shpejtësia e madhe dhe ajri që e godiste me shpejtësi në fytyrë.

Por pasi zbriti në pistë pa ndonjë problem, ajo u pa duke fërkuar sytë që i ishin skuqur dhe dukej e shokuar me atë çfarë i kishte ndodhur.

Ajo çfarë ia vështirësoi më shumë punën gjatë aterrimit ishte mungesa e një helmete dhe maskës me oksigjen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume