Real Madridi ka siguruar shërbimet e Kylian Mbappe për sezonin e ardhshëm dhe duket se një tjetër yll në rritje do të jetë në listën e tyre të dëshirave për 2025.
Pas shumë thashethemeve që zgjatën me vite, së fundmi ishte konfirmuar zyrtarisht se Mbappe do t’i bashkohet ekipit spanjoll në fillim të korrikut si transferim i lirë, duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Kjo do të thotë se koha e tij tek Paris Saint-Germaini, aty ku shënoi 256 gola në 308 ndeshje në të gjitha garat, do të vijë në fund.
Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas do të ketë Mbappen, Jude Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Jr në të njëjtin ekip që nga sezoni i ardhshëm.
Një tjetër bonus për ekipin e Carlo Ancelottit është se kontrata e Mbappes tek PSG-ja po shkonte drejt fundit, dhe ai do të mbërrijë në Spanjë si transferim i lirë duke mos qenë nevoja që të paguhen miliona në drejtim të klubit francez për shërbimet e tij.