Toni Kroos është pensionuar nga futbolli aktiv dhe nuk do të luajë më për Real Madridin.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund ishte e fundit për Kroos, me mesfushorin që do të luajë edhe në Kampionatin Evropian me Gjermaninë para se t’i varë këpucët në gozhdë.

34-vjeçari u largua si një legjendë nga Reali pas 10 viteve qëndrim në “Santiago Bernabeu”.

Reali ka gjetur tanimë zëvendësuesin e gjermanit dhe atë sërish në Bayern Munich, njësoj siç vepruan me Kroos.

Ka qenë e përditshmja katalunase “Mundo Deportivo” që ka raportuar se Reali ka identifikuar Joshua Kimmich si zëvendësuesin e Kroos në “Santiago Bernabeu”.

Bisedimet e para kanë filluar me agjentët e futbollistit me “Los Blancos”, që e duan me çdo kusht transferimin e gjermanit.

29-vjeçari është i hapur për t’u larguar nga Bayerni pas nëntë viteve qëndrim në “Allianz Arena”, derisa klubi bavarez kërkon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij.

Në garë për Kimmich janë edhe Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com