Real Madridi ka zyrtarizuar më në fund, lojtarin që e ndiqte që shtatë vjet.
“Los Blancos” nga sezoni i ardhshëm do të jenë edhe me Kylian Mbappen, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin.
Klubi spanjoll i ka uruar mirëseardhje sulmuesit francez me një video, aty ku janë përmbledhur disa nga golat e tij më të mirë.
Mbappe do të prezantohet te Real Madridi pas përfundimit të “EURO 2024” me Francën.
#WelcomeMbappé pic.twitter.com/kAhxdEjnLA
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 3, 2024