Regjisori nga komuniteti LGBTQ+ vë në siklet pastorin: A e pranon gjakun tim për vajzën tënde?

Po mbahet Java e Paradës në Kosovë. E në kuadër të kësaj, dita e shtunë shënon aktivitetin kryesor, e që është Parada e komunitetit LGBTQ +.

E për këtë komunitet, dhe për temat që mbështjellin këtë fenomen, janë folur regjisori, Erblin Mushi si dhe pastori Femi Cakolli, njofton Klankosova.tv.

Një pyetja interesante gjatë diskutimit në studion e Kosova Today e shtroi Mushi për Cakollin.

Ndonëse është e ndaluar më ligj që personat e komunitet LGBTQ + të japin gjak, Mushi pyeti Cakollin se a do e pranonte gjakun e tij për vajzën.

E pastori u përgjigj shkurt e prerë.

“Po kthehemi të ligji, se për mua kjo është më e rëndësishmja tani në ditët e sotme, se pa ligj e the edhe vet, nuk mundem me bë asgjë. Ligji e ndalon që unë si një person i komunitetit të jap gjak. Ti nëse kishe qenë rastin, se përmende se ke fëmijë dhe vajza jote ka nevojë për gjak, dhe unë jam i vetmi person që mund të ia jap gjakun, dhe është situatë jetë o vdekje a e kishe pranuar gjakun tim?”, u shpreh Mushi.

“Gjaku yt nuk është i papastër, ti je njeri. Por nëse ligji e ndalon unë nuk do ta merrja”, tha Cakolli.