Në numrin e vetëm 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza, janë paraqitur dëme nga moti i ligë i cili gjatë pasdites ka përfshirë rajonin e Tetovës.


Në 112 është marrë njoftimi se në shumë oborre në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, ka hyrë uji pas reshjeve të rrëmbyeshme. Ka dëme materiale.

Uji ka dalë nga kanalizimi në rrugën “169”, ndërkaq në rrugën “172” po ashtu në Tetovë ka bodrume të përmbytura.

Një i punësuar në restorantin “Sharri” në Lisec ka denoncuar se i është dëmtuar vetura nga reshjet.

Nga QMK-ja thonë se moti i ligë ka përfshirë edhe Gostivarin dhe Kumanovën, dhe se pritet të vazhdojë drejt Serbisë.