Portugalia i mbylli miqësoret e fillimit të qershorit në prag të “Euro 2024” me një fitore bindëse 3-0 nda Irlandës. Mbrëmje magjike për Kristiano Ronaldon, autor i një dygolëshi në këtë miqësore, duke treguar se mbetet i vlefshëm për përfaqësuesen luzitane edhe në moshën 39-vjeçare.

Falë kësaj dopiete, CR7-ta bëhet lojtari i parë në histori që shënon në 21 vite radhazi për kombëtaren. Askush më parë nuk e ka regjistruar këtë statistikë fantastike.

Kujtojmë se Ronaldo ka shënuar çdo vit me Portugalinë që nga 2004.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume