Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se Trupi Gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e Mbrojtjes për apelimin e vendimit për të pranuar me shkrim disa prej dëshmive të dëshmitarëve me qëllim thjeshtimin dhe shpejtimin e gjykimit.

Në një konferencë për media, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep, tha se vendimi në fjalë është marrë më 18 qershor.

“Më 18 qershor, në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues rrëzoi kërkesën e Mbrojtjes për apelimin e vendimit për të pranuar me shkrim disa prej dëshmive të dëshmitarëve me qëllim thjeshtimin dhe shpejtimin e gjykimit”.

“Po në të njëjtën ditë, Trupi Gjykues rrëzoi edhe kërkesën e përbashkët të Mbrojtjes për tre ndryshime në Urdhrin e gjykatësve mbi Zhvillimin e Gjykimit, lidhur me seancat përgatitore të dëshmitarëve. Trupi Gjykues konstatoi se Rregullorja në fuqi dhe Urdhri mbi Zhvillimin e Gjykimit përmbajnë garancitë e duhura për të mbrojtur të drejtat e palëve kundërshtare sa u përket aspekteve të ngritura nga Mbrojtja”.

“Më 19 qershor, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për kohë shtesë për t’iu përgjigjur parashtrimeve të Prokurorisë lidhur me faktet e shqyrtuara në procese të tjera. Termi “fakte të shqyrtuara”, ka thënë Griep. /