Rumania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Rumunët triumfuan bindshëm 3:0 ndaj Ukrainës në duelin e zhvilluar në “Allianz Arena”.

Stanciu kaloi Rumaninë në epërsi në minutën e 29-të të ndeshjes, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Fillimi i të dytës ishte fantastik për rumunët që shënuan edhe dy herë tjera.

Marin dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të, kurse katër minuta më pas Dragus e vulosi fatin e këtij takimi për epilogun 3:0.

Me këtë fitore, Rumania shkon në tri pikë në pozitën e parë në grupin E.

Ukraina është e fundit pa pikë, kurse prej orës 18:00 zhvillohet ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës dhe Sllovakisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com