Është anuluar festivali “Mirëdita, dobar dan” që ishte planfikuar të mbahej sot në Beograd.


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se “MPB-ja ka lëshuar urdhër për ndalimin e këtij festivali, për shkak të rrezikut të rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe paqe në një shkallë më të gjerë”.

“Gjithashtu, nuk do të lejohen tubime të tjera në atë zonë. Për këtë urdhër janë njoftuar organizatorët e takimit”, tha ministri Daçiq.

Përballë lokalit të Beogradit “Dorćol Platz” është ende një grup prej rreth 50 djathtistë të cilët u mblodhën aty më herët sot për të penguar mbajtjen e “Mirëdita, dobar dan”.