Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) sonte informon se nga Qendra Rajonale e Tetovës është raportuar për bllokim të rrugës lokale.


Rreth orës 20:30, pas reshjeve të dendura në formë stuhie, në Shtabin e Krizave të Komunës së Tetovës është marrë informacion për bllokim të rrugës nga Sellca në Vejcë në Malin Sharr.

E pakalueshme është edhe një pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” afër kazermës së Tetovës, që është plot me ujë dhe ka një automjet të bllokuar.