Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,53 % në raport me vendimin e datës 20.06.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/litër, derisa çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,040 den/kg dhe tani është 46,720 den/kg.
Nga data 25.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 82,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 85,00 (denarë/litër)