Sedat Sulejmani nga koalicioni VLEN, beson se BDI-ja në 20 vitet e ardhshme nuk do të mund të bëhet pjesë e pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sulejmani tha se gjatë kësaj periudhë BDI-ja duhet të mësohet të jetë opozitë konstruktive.

“BDI-ja duhet të përgatitet për një opozitarizëm afatgjatë. Unë mendoj se 20 vitet e ardhshme BDI-ja më nuk do të ketë mundësi që të jetë në pozitë. Për arsye se ne I besojmë koalicionit tonë, u besojmë kuadrove tona. Ne e dimë se si do të veprojmë dhe funksionojmë në qeverinë e ardhshme. Prandaj, Qytetarët do të jetë të kënaqur nga qeverisja jonë. Kështu që BDI-ja do të mbetet një kohë të gjatë në opozitë dhe duhet të mësohet të jetë opozitë pozitive”, tha Sulejmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume