Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria po mundohet t’i kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike.


Këtë deklaratë ai e dha pasi partitë opozitare u larguan nga seanca e sotme e Kuvendit.

“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë”, tha Tahiri.

Largimi i opozitarëve erdhi pasi që nuk u morën parasysh rekomandimet e tyre rreth projektligjit për KPM-në, KPK-në dhe administratën publike.

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, ku në rend janë 32 pika.