Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas Anton Gerashchenko, ka publikuar një video rrëqethëse në rrjetin social X.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Me të pretendohet se shfaq një incident që ka ndodhur më 1 qershor mes fshatrave Krasivo dhe Golovchino të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu pretendohet se tanku rus ka shtypur një burrë, dhe se gjithë ngjarja u filmua nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.

Banorët e Belgorodit të Rusisë, siç pretendon Gerashchenko thonë se tanku u ngjit në rrugë nga një rrugë malore – duke kaluar sipër një veture brenda të cilës gjendej një burrë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ushtari që gjendej brenda tankut tentoi të arratiset nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com