Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës me një sulm me dron dhe raketa, duke plagosur të paktën 19 persona, thanë zyrtarët lokalë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ushtria ukrainase ka raportuar se ka rrëzuar 35 nga 53 raketat e lëshuara në objektiva në të gjithë vendin, si dhe 46 nga 47 dronët sulmues.

Bëhet e ditur se sulmet ishin pjesë e një serie goditjesh të vazhdueshme nga Rusia kundër rrjetit të energjisë elektrike të Ukrainës, shkruan euronews.

Ndërkohë, Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, tha në një deklaratë se infrastruktura energjetike në rajonet Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk, Donetsk, Kirovohrad dhe Ivano-Frankivsk ishte gjithashtu në shënjestër.

E dëmtimi i infrastrukturës energjetike të Ukrainës i ka detyruar liderët e vendit të vendosin ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin.

Në përgjigje të sulmeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti nevojën e Kievit për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga aleatët e tij perëndimorë.

“Civilët, infrastruktura dhe objektet energjetike. Kjo është ajo me të cilën Rusia është vazhdimisht në luftë”, tha Zelensky.

“Partnerët tanë e dinë saktësisht se çfarë nevojitet për këtë. Patriot shtesë dhe sisteme të tjera moderne të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Përshpejtimi dhe zgjerimi i dërgesës së F-16 në Ukrainë. Sigurimi i luftëtarëve tanë me të gjitha aftësitë e nevojshme”, shtoi presidenti ukrainas.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com