Një person është arrestuar sot në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë  procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në veturën e patrullës.

Shoferi i automjetit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’.

“Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com