“U ndava nga bashkëshortja jo për një grua tjetër”- Ilir Meta tregon pse mori vendimin për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi: Ja personave që u kërkoj ndjesë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik.
Në mbledhjen e kryesisë politike, ai sqaroi opinionin publik se pse është detyruar të marrë këtë vendim të vështirë, por siç u shpreh është objektiv.
Sipas Ilir Metës kanë qenë qëndrimet e vazhdueshme të Kryemadhit në krah të kundërt të kauzave që ai mbron që siç thekson Meta “krijojnë paraqitësi në publikun e gjerë”.
“Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat që unë mbroj, që kjo marrëdhënie ishte pengesë serioze”, tha Ilir Meta.
“Dua të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur me vendimin për divorcin, ky vendim ka qenë më i vështirë në jetën time, por është objektiv dhe nuk është as i rastësishëm dhe as i çastit. Është i motivuar nga ndarje të papajtueshme, që lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët sot dhe përgjithmonë.
Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI, për djegien e mandateve që u morën dhe sakrifica dhe gjak në një betejë të hapur me koalicionin e madh anti LSI dhe anti Meta të 17 majit.
Qëndrimet e vazhdueshme të saj në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë paraqitësi në publikun e gjerë duhet të merrnin fund dhe vendimi im i jep fund cdo paqartësie, dileme dhe stresi sistematik të panevojshëm.
Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional, por përgjegjësitë e mia publike janë të gjera dhe detyrimet e mia lidhen me kontributin dhe sakrificat e njerëzve që kanë besuar tek Ilir Meta.
Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet më të si grua apo si nënë e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm.
Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat që unë mbroj, që kjo marrëdhënie ishte pengesë serioze”, u shpreh Ilir Meta.
Ilir Meta i kërkoi një ndjesë të gjithë njerëzve të afërm, por mbi të gjitha tre fëmijëve që ish-çifti Meta – Kryemadhi kanë.
“U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyrë të padrejtë. U kërkoj ndjesë edhe njerëzve të mi të afër dhe sidomos dy prindërve të mi të mrekullueshëm, por ata me kanë edukuar me ndjenjën e detyrës dhe unë besoj në mirëkuptimin e tyre“, tha Meta.
Fjala e Presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë politike të Partisë së Lirisë
Atëherë nisim këtë mbledhje të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, e cila në fokus kryesor ka organizimin e Konferencës për organizimin e Konventës së Tiranës, që do të zhvillohet në 26 qershor, në orën 19:00, në Akademinë e Arteve.
Por, më duhet në respektin tuaj, të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, dhe ish-LSI., por dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, që të bëjë një sqarim publik, lidhur me vendimin tim të djeshëm.
Ju jeni njohur tashmë me vendimin tim për divorc. Ky vendim ka qenë më i vështiri në jetën time, por është objektiv, dhe nuk është as i rastësishëm, dhe as i çastit.
Është I motivuar, nga ndarje të papajtueshme, që lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj, dhe që janë etike për Shqipërinë dhe shqiptarët, sot dhe përgjithmonë.
Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi I saj si kryetare e LSI. për djegien e 19 mandateve, që u morën me shumë sakrifica dhe me gjak.
Në një betejë të hapur me koalicionin e madh anti-LSI. dhe anti Meta të 17 Majit, të Prindit 1 dhe Prindit 2.
Qëndrimet e vazhdueshme sistematike të saj, krejtësisht në krah të kundërt, të kauzave që unë mbroj, dhe që krijojnë konfuzion dhe paqartësi në publikun e gjerë, duhet të merrnin fund.
Dhe vendimi im I jep fund çdo paqartësie, dileme dhe stresi sistematik të panevojshëm.
Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithë kujt. Por, duhet të jetë shumë e qartë, që përgjegjësitë e mia publike, janë tepër të gjera, dhe kontributet e mia lidhen me kontributin dhe sakrificat e qindra, mijëra njerëzve, që kanë besuar tek Ilir Meta.
Vendimet e mia duhet t’u shërbejnë gjithmoë me shumë qartësi, përmbushjes së kauzave të mëdha, dhe realizimit të këtyre përgjegjësive publike, tepër serioze.
Ky vendim i imi, nuk lidhet me rolin dhe raportet me të si grua, apo si nënë e 3 fëmijëve tanë të mrekullueshëm.
Nuk po ndahem me një grua, për një grua tjetër.
Por, për të përmbushur kauzat që unë mbroj, dhe për të cilat kjo marrëdhënie ishte kthyer në një pengesë serioze.
U kërkoj shumë ndjesë, tre fëmijëve të mi të mrekullueshëm, për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyrë të padrejtës.
U kërkoj ndjesë, edhe të gjithë njerëzve të afërm, sidomos dy prindërve të mi të mrekullueshëm, por ata më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës, dhe unë besoj në mirë kuptimin e tyre.
E mora këtë vendim, për ti shkuar deri në fund betejës me mafian, e cila peng marrjen dhe shantazhin e ka në natyrën e saj më të errët dhe të ndyrë.
Mafia, ka dhunuar jo vetëm sovranitetin dhe Kushtetutën, por edhe normat tona zakonore, që janë shumë të hershme, dhe që na kanë mbajtur si popull, dhe si komb, edhe kur nuk kishim shtet dhe Kushtetutë.
Interesi kombëtar, ka mbizotëruar në të gjithë investimin tim politik, dhe njerëzor, prej 34 vitesh, dhe asnjëherë interesi personal, apo ai familjar.
E gjithë jeta ime politike, i është përkushtuar integrimit europian të Shqipërisë, që nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit 90’, e deri në momentin, kur si President i Republikës në detyrë, u kërcënova, në emër të mafies ndërkombëtare dhe për llogari të Edi Ramës, që të pranoja falsifikimet e mercenarit Dvorani, për të pranuar betimin tek noteri tek Lana, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm të këtij vendi, dhe çdo demokracie të vërtetë.
Nga ai moment, I jam përkushtuar rikthimit të sovranitetit kombëtar, dhe idealeve të popullit të 2 Marsit, të cilit do t’i qëndroj besnik, edhe në botën tjetër.
Ne do ta fitojmë këtë betëjë ndaj mafies ndërkombëtare, dhe mercenarëve vendas.
Në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti do ti përkasë popullit, siç e thotë qartë neni 2 I Kushtetutës së Republikës