Dje (02-qershor) nga ora 08.00 deri në orën 20.00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer kontrolli i veprimit për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 10 shoferë (GV) që tejkaluan shpejtësinë e përshkruar jashtë vendbanimit. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 44 lloje të tjera të shkeljeve (TE-39 dhe GV-5). Ndaj shoferëve shkelës janë hartuar parashtresa të parashikuara me ligj.TS