Ka vdekur producenti dhe autori kosovar Fisnik Vejsa. 

Për vdekjen e tij kanë njoftuar persona të afërt me familjen e tij. 

Ndër të tjera, Vejsa ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV. Ky emision ka qenë ndër të parët për botën shtazore  në televizionet kosovare meqë Vejsa kishte studiuar veterinarinë dhe ishte i pasionuar pas botës shtazore. 

Veprimtarinë e tij e ka vazhduar si producent i serialeve të njohura televizive.