Blero dhe Afrona në podcastin “Talk ëith Afrona” kanë diskutu rreth ndarjes së tyre.

Blero ka thënë se ai është fajtori kryesor që u ndan pas 7 viteve.

“Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë dhe distanca mes nesh. U dasht me ardh në Zvicër edhe une me provu me jetu këtu por s’kthehet mo koha. Kokfortësia jem, gabimi u kon i jemi”, tha Blero.

Afrona tha se për të ndarja s’ka qenë e lehtë.

“Unë kam gabu shumë që s’jemi ulë me i sqaru senet. Unë veç jom largu nga jeta jote sepse e kam pas një mllef mrena, vuajtje e dëshpërim. Për mu s’ka qenë e leht”, deklaroi Afrona.

Tutje ajo tha se një çift nuk martohet për me u nda por me qenë bashkë përgjithmonë, por që të dy janë fajtorë.

“Ne duhet me ja bo hallall njëri-tjetrit edhe me vazhdu tutje”, tha Afrona duke qarë.

Në këto momente edhe Blero shpërtheu në lot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume