Jakub Bielamowicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore ka rikujtuar një video historike të ditës së çlirimit të Kosovës.

Ai ka sjell pamje nga momenti kur një komandant gjerman i largon trupat serbe nga Prizreni për vetëm 20 minuta.

Analisti thotë se kjo video të cilën e ka shpërndarë në platformën X, nuk do të ‘plaket’ kurrë.

Një çerek shekulli më parë, komandanti gjerman Helmut Harff u thotë trupave serbe në Prizren se kanë vetëm 30 minuta për t’u larguar nga Kosova. Pasi shkëmbejmë disa fjalë: Koha po mbaron. Ky është fundi i diskutimit. Tani ju kanë mbetur vetëm 28 minuta”, shkruan ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume