Nga VMRO-DPMNE, përmes në njoftimi theksojnë se kryeministri Mickoski dhe Qeveria e VMRO-së dëshmojnë përgjegjësi për kategorinë më të moshuar.
Sipas tyre, në javën e pare të mandatit, Qeveria e VMRO-së mori vendim për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë për të gjithë pensionistët.“Mbi 300 mijë qytetarë do të kenë pensione më të larta për 5.000 denarë, përkatësisht pensioni më i vogël do të jetë 15.600 denarë, ndërsa pensioni mesatar do ta tejkalojë pagën minimale në shtet”, thonë nga atje.
Ata sqarojnë se rritja e pare prej 2.500 denarë do të jetë gjatë muajit shtator, kurse rritja tjetër do të jetë në mars të vitit 2025.