Ylli i Manchester United ndihet i nënvlerësuar, kërkon rritje masive të pagës
Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, po ndihet i nënvlerësuar në “Old Trafford”, sipas një raportimi të ri.
Përkundër faktit që fituan FA Cup muajin e kaluar, United pati një sezon zhgënjyes shkaku i formës së dobët, lëndimeve dhe problemeve të tjera jashtë fushës.
Trajneri Erik Ten Hag dhe shumica e stafit janë ende të pasigurt sa i përket të ardhmes së tyre teksa po i afrohemi afatit kalimtar veror.
“The Guardian” ka raportuar se kapiteni i klubit Fernandes, ndihet i nënvlerësuar dhe dëshiron që të jetë në mesin e lojtarëve me pagën më të lartë, përcjelë “Gazeta Express”.
Ylli portugez ka nënshkruar një marrëveshje në prill të vitit 2022, sipas së cilës fiton 220 mijë funte në javë me një kontratë e cila skadon në vitin 2026, por që ka opsionin e zgjatjes edhe për 12 muaj të tjerë.
Në krahasim, Marcus Rashford dyshohet se ka një pagë bazë prej 365 mijë funte në javë, pak më shumë se Casemiro, ndërsa ka tejkaluar Jadon Sanchon që paguhet rreth 300 mijë funte në javë.
Fernandes, i cili do të mbush 30 vjet në shtator, e ka të qartë se kontrata e tij e ardhshme duhet të jetë më e shtrenjta e karrierës së tij.