Zëvendëspresidenti i Malavisë, Saulos Chilima, ka vdekur në një aksident avioni së bashku me nëntë pasagjerë të tjerë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Njoftimi u dha të martën nga presidenti i vendit Lazarus Chakwera.

Avioni u zhduk pasi nuk u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 380 km në veri të kryeqytetit Lilongwe.

Mbetjet e avionit janë gjetur, tha Chakwera të martën, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit që kam urdhëruar për të gjetur avionin e zhdukur që mbante zëvendëspresidentin tonë dhe nëntë të tjerë ka përfunduar. Avioni është gjetur. Dhe jam thellësisht i pikëlluar dhe keq t’ju informoj se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme”, u shpreh presidenti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com