Belgjika ka zhgënjyer në fillim të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Belgët u mposhtën ndaj Sllovakisë minimalisht 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e shtatë nga Schranz, pas një gabimi në mbrojtjen belge.

Belgjika më pas tentoi me çdo kusht të shënojë golin e barazimit, por nuk arriti dot.

Lukaku shënoi dy herë, megjithatë në të dy rastet goli u anulua nga sistemi VAR.

Kësisoj, Sllovakia shkon në tri pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e parë.

Belgjika mbetet e treta pa pikë pas xhiros së parë të fazës së grupeve në Evropian.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com