Real Madridi ka njoftuar se e ka shitur sulmuesin spanjoll, Joselu.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai sezonin e ri do të luaj në Katar te skuadra e Al-Gharafa.

Real Madridi ka shkaktuar klauzolën e opsionit të blerjes nga Espanyoli prej 1.5 milion euro, pastaj e ka shitur Joselu te Al Gharafa për të njëjtën shumë.

Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë dy vjeçare në klubin e Katarit, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026 me opsion vazhdimi deri në vitin 2027.

Në sezonin e fundit, Joselu ka luajtur 49 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe ka fituar tre tituj: 1 Champions League, 1 Ligë dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com