10 maqedonas, 1 shqiptar dhe 1 turk! Këto janë 12 drejtorët e ri të emëruar nga ministri Taravari (EMRAT)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka emëruar dje 12 u.d drejtorë të rinj mjekësorë. Kuadri i ri në institucionet shëndetësore publike është si më poshtë:
1. Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt – Igor Kamshikoski
2. Klinika Universitare për Dermatologji – Katerina Damevska
3. Instituti Universitar i Radiologjisë – Sonja Nikolova
4. Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Irena Aleksioska-Papastiev
5. Klinika Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike – Taner Hasan
6. Klinika Universitare për Psikiatri –Slavica Arsova-Haxhiangelkovska
7. Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji – Meri Trajkovska
8. Klinika Universitare për Nefrologji – Nikolla Gjorgievski
9. Klinika Universitare për Reumatologji – Emilia Sandevska
10. Klinika Universitare për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim – Zlate Mehmedoviq
11. Klinika Universitare për Sëmundjet Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Nebojsha Nastov
12. Spitali i Përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” Gostivar – Argjent Muça.
Në seancën e fundit të Qeverisë, u miratua vendimi për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.