Me datë 29.07.2024 në ora 15:00 në DPB- Gostivar, një 35 vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga I.N.  nga fshati Zdunjë e Gostivarit për shumën prej 650 euro.  Sipas raportit, më 20 gusht 2023, personi ka ardhur në puntorinë e tij dhe ka porositur pjesë për riparimin e automjetit të tij me vlerë prej 650 euro, të cilat janë porositur menjëherë nga jashtë.  Sipas asaj që është raportuar, pjesët kanë mbërritur për tre ditë dhe pasi personi nuk ka ardhur të nesërmen për të riparuar veturën, e ka kërkuar me telefon dhe i kishte thënë se kishte shkuar për në Zvicër dhe më pas e kishte bllokuar dhe kishte refuzuar çdo kontakt me të.  Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS