Më datë 24.07.2024 në ora 18:20 në DPB-Gostivar, 35-vjeçarja nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 15:30, bashkëshorti i saj Xh.Xh. nga Gostivari me të cilin nuk kishin kurrorë është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj, nuk e ka lënë të shohë fëmijët e tyre të mitur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Sipas raportit, ajo ka kërkuar ndihmë edhe nga Qendra për Çështje Sociale-Gostivar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS