Më datë 17.07.2024 në ora 19:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.R.(60) nga Tetova i cili ka qenë i raportuar nga vajza e tij 38-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës do të pasohet parashtresa përkatëse. TS