Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i propozoi Kuvendit emrat e  për zëvendësministrat, me ç’rast ekipi qeveritar kompletohet tërësisht.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini nga Kumanova  edhe pse kreu i LD-së Izet Mexhiti promovoi Muhamet Ametin nga Tetova.

I pytur me 14 korrik nga portali TS se a është kryeministri Hristjan Mickovski kundër emërimit të Muhamet Ametit, Mexhiti u shpreh se askush nuk është kundër duke bërë edhe krahasim mes Muhamet Ametit dhe Fatmir Limanit.

“Fatmir Limani ku ka qenë, ministër është e jo zv/ministër. Pyetja është retorike. Cili zv.ministër është emëruar. Jemi duke punuar si koalicon me emërime dhe kuadrat ma tmirë, me konsultat në organet partiake, konsulta edhe brenda partive. Nuk jemi të ngurtë dhe mund të bëjmë këmbime që të gjemë kuadër sa më profesionistë, sa më të mirë sa më dinjitos. Mendoj se me 20-21 korrik do të kompletohet qeveria edhe pse do të jetë kohë pushime qeveria do të jetë komplet” u shpreh me 14 korrik Izet  Mexhiti nga Tetova.

Edhe pse Mexhiti tentoi të fsheh  mos emërimin e Muhamet Ametit, njeriut i cili ja solli fitoren VLEN-it në Tetovë, sot zyrarisht është emëruar Astrit Iseni nga Kumanova.

Pas anashkalimit të Tetovës, kanë nisur shumë paknaqësi të mëadhe në degën e LD-së në Tetovë, dhe nuk dihet nëse do të bojkotohet Izet Mexhiti dhe VLEN-i nga LD-ja e Tetovës./TS/

Ja çka deklaroi Izet Mexhiti me 14 Korrik se pse nuk emërohet Muhamet Ameti.