Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është duke përgatitur një projekt të ri muzikor për këtë verë, duke premtuar një tjetër hit që pritet të ndezë skenën muzikore.

Adelina e ka bërë të ditur këtë lajm përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ajo shfaqet gjatë xhirimeve të klipit të ri.

Në këto fotografi, Adelina duket tejet tërheqëse dhe atraktive, duke i mahnitur ndjekësit e saj.

Një prej fotografive që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo ku këngëtarja del e lagur nga deti, skenë që duket se do të jetë një prej momenteve më ‘të nxehta’ të klipit të ri.

“Ey syni , krejt mu pom kqyrin…”, shkroi Berisha në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke aluduar në disa nga vargjet e këngës së saj më të re.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume