Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka bërë të ditur se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjarë të dëshmorëve, sot do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1.
Ish ushtari i UҪK-së, Blerim Ramadani u ndalua në vendkalimin kufitar Jazhincë në RMV me kërkesë politike nga Serbia dhe i njëjti është dërguar edhe në paraburgim ekstradues, 30 ditor.
“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.