Me datë 01.07.2024 në ora 22:55, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në Gostivar kanë privuar nga liria personat J.E.(32) dhe L.E.(37) tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe para.  Ata janë ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse. TS