Me datë 29.07.2024 në ora 00:45, para një objekti hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.M. (20) nga fshati Shemshovë, Tetovë, I.M.(18) nga kalishti i Gostivarit, A.A.(19) nga fshati Shemshovë dhe një i mitur nga fshati Kopaçindol i Tetovës. Ata kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike duke marrë pjesë në një përleshje fizike mes disa personave dhe më pas kanë sulmuar fizikisht një punonjës policie i cili po kryente veprime zyrtare. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë rastit, ndaj të dyshuarit do të përgaditen kallëzimet përkatëse. TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com