Në kuadër të bashkupunimit rajonal në fushën e sigurisë, Zv/ministri Punëve të Brendshme, Astrit Hiseni, të mërkurën ( 31.07.2024) do të realizoj takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Shveçla.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, në këtë takim do të diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit, në shërbim të qytetarëve të dy shteteve mike.

Në takim gjithashtu do të diskutohen zhvillimet aktuale, por edhe lehtësimi i lëvizjes së lirë të personave, një liri themelore evropiane, sidomos gjatë kohës kur kemi një fluks më të madhë në vendkalimet kufitare për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.