I bëj thirje publike zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai, që ta hetojë vërtetësinë e këtij lajmi dhe biografinë e koleges së tij e cila do të udhëheq me një resor që i bie të ketë konflikt interesi. Paramendoni nji ministre e energjetikës që është e lidhur me disa kompani të energjetikës, një prej të cilave edhe objekt hetimi për keqpërdorim në vendin tonë.


“Sanja Bozhinovska është e lidhur edhe me “RUDNAP DOOEL” Shkup, ku ka qenë menaxhere. Kjo kompani nuk ekziston më sepse më 6 dhjetor 2017 ishte objekt i një hetimi nga Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut. Dyshimet ishin se ka dëmtuar kompaninë shtetërore energjetike MEPSO me 700 mijë euro”.

Ish bashkëpartiaku im i cili gojën e kishte plot me retorikë kundër oligarkëve sërb e rus në RMV, sot e ka mundësinë që të tregojë a ka guxim ti del në ballë VMRO-së, koleges me shtetësi bullgare dhe me biznese sërbe.

– Naim Bajrami, Aleanca për Shqiptarët, anëtar i Kryesisë