Të mërkurën, më 10 korrik, Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian, do të vizitojë Komunën e Vinicës.

Ngjarja është pjesë e serisë së vizitave të komunave, qëllimi i të cilave është të prezantojnë vlerën reale të shtuar të Bashkimit Europian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe atë se çfarë sjell procesi i anëtarësimit në BE në nivel lokal (rajone, qytete dhe fshatra).

Gjatë qëndrimit në Vinicë, ambasadori Geer do të takohet me kryetarin e komunës së Vinicës Mile Petkov, anëtarët e Këshillit të Komunës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ai do të merr pjesë edhe në debatin me qytetarë “Pyet ambasadorin” për të diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut. Do të jetë një mundësi për qytetarët e Vinicës të flasin për përvojën e tyre në lidhje me BE-në në sesionin “Ndani rrëfimin tuaj për BE-në”.

Ftohen mediat të përcjellin deklaratat e kryetarit Petkov dhe ambasadorit Geer në ora 12:00 në godinën e komunës së Vinicës.