Në një deklaratë të fundit, analisti politik Valon Bela ka hedhur dritë mbi disa çështje që lidhen me moralin dhe sjelljen e Taravarit, duke shprehur kritikë të ashpër.
Bela përmendik faktin se gjatë kohës që Taravari ishte Ministër i Shëndetësisë, u raportuan vdekjet e 8 foshnjave. Megjithatë, Taravari nuk u largua nga detyra pas kësaj tragjedie, ndërsa tani ai bën fushatë politike duke përdorur rastin e spitalit modular ku u dogjën pacientë. Bela e quan këtë një formë hipokrizie.
“Sa ishte Taravari Ministër i Shëndetësisë (herën e parë) kishin vdekur 8 foshnje dhe nuk e pa të udhës me dhënë dorëheqje si akt më i lartë moral e ju bash po mendoni se Taravari ka ardhur për me çu përpara çështjen e shqiptarëve a? Po po, në kohë të tij kanë vdekur 8 foshnje dhe ky në fushatën e fundit bënte politikë me rastin e spitalit modular ku u dogjën shumë pacientë. Çfarë hipokrizie!
14 drejtorë shqiptarë shkarkohen për një ditë, emërohen 11 joshqiptarë.
Tupani bie për ata që kanë veshë!!
Taravari ka bërë namin duke dhënë dijagnoza sidomos ndaj atyre që kishin mendim ndryshe. Dhe kështu kësaj VMRO-së së tanishme i kishte thënë se kanë problem psiqik dhe vuajnë mentalisht. Pastaj vazhdoi me diagnozat tij ndaj Ali Ahmetit, e deri tek i fundit (viktimë) Arsim Zekolli. Krejt kjo tregon se ai vuan nga brenda nga sëmundja që e shpjegoi Frojdi se ky vet është i sëmurë, prandaj i akuzon të tjerët si të sëmurë”, tha Bela.
Për më tepër, Taravari ka emëruar një drejtor të Neurologjisë, i cili është përfshirë në një skandal seksual. Bela e quan këtë një paradoks, duke theksuar se Taravari, i cili pretendon të jetë moralizues, ka emëruar një person të përfshirë në një situatë të tillë. Bela bëri thirrje për reflektim dhe kujdes ndaj moralit shoqëror.
“Drejtor të Neurologjisë ka emëruar një person që i dolën seks video në zyret e punës. Një porno yll të kalibrit nga psikoanalizat e Taravarit. Kaq për moralizimin e tij dhe të atyre përreth tij.
Dhe ju mendoni se ndonjëri do e dërgon gruan e tij për kontroll në atë institucion? Ndoshta Taravari e dërgon gruan e tij por jo ne që edhe kur ishim në institucione përkujdeseshim për moralin e grave, nënave dhe motrave tona prandaj edhe gjenim doktoresha për trajtimin dhe kujdesin shëndetësor që kishin nevojë ato. S’është për t’u habitur nëse Taravari e dërgon gruan e tij aty sepse ai nuk ngurroi ta nxjerr gruan e tij për fushatë, diçka e pazakontë për historikun elektoral të këtushëm. E tha edhe ajo e shkreta se është e para për këtë gjë.
Hapini sytë se një ditë do dalim para t’Madhit Zot, dhe ngriteni zërin sa s’është bë vonë. Ç’moralizimi shoqëror ka fillua”, tha Bela./indkes.mk/