Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot nga Tetova ka paralajmëruar se do ti largojë shqiptarët e punësuar nga Artan Grubi. Vlen të thekësohet se në Ministrinë e Artan Grubit ka ardhur kryetari i partisë serbe Ivan Stoilkovic.

“Ne e dimë që aty ka pasur manipulime. Ne e dimë që aty ka pasur punësime fiktive të cilët kanë marrë rroga dhe nuk kanë shkuar në punë. E dimë gjithashtu që qeveria e mori një vendim që gjithë këta të punësuar nga Ministria, më herët Sekretariati, të transferohen nëpër institucione. Një pjesë e tyre janë transferuar, një pjesë ende nuk janë transferuar, atë që e kemi pasur si qasje në Komunën e Tetovës, atë do ta kemi edhe në pushtetin qendror. Nuk lejojmë dhe nuk tolerojmë që dikush të marrë rroga dhe të mos shkojë në punë. Çdokush që do të jetë i sistemuar në një institucion, do të transferohet në atë institucion, do t’i krijohen kushte që të shkojë në punë, ata që nuk do të shkojnë në punë, sigurisht në bazë të ligjit, nëse nuk paraqiten në vendin e punës, do të duhet të shkojnë në shtëpi”, deklaroi mes tjerash Kasami.

Ndryshe koalicioni VLEN çdo ditë po i nënçmon shqiptarët herë me heqën e flamurit nga zyra, herë me largimin nga puna të drejtorëve shqiptarë në klinikat në Spitale e herë me ëargime nga puna të shqiptarëve./TS/